Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në Termocentralin Kosova A në Obiliq
Policia njofton se në TC Kosova A në Obiliq, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tek kabina ku ai bënë roje kanë ardhur dy persona me kapela në kokë dhe të armatosur, të njëjtit nën kërcënimin e armëve e kanë mbajtur ankuesin për 20 minuta duke e kanosur dhe fyer.
Pasi të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes kanë vërejtur se mungon një pjesë e kabllos elektrike vlera dhe sasia ende nuk dihet.
Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.

