Policia jep detaje për incidetin e djeshëm në ndeshjen Gjilani-Ballkani
Policia në Gjilan ka dhënë detaje lidhur me incidentin e djeshëm në ndeshjen Gjilani-Ballkani, ku mbeti i lënduar portieri Frashëri.
Sipas policisë, janë arrestuar pesë persona dhe dy prej tyre janë ndaluar në mbajtje, kurse tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë
PJESMARRJE NË TURMË QË KRYEN VEPËR PENALE DHE HULIGANIZËM
Stadiumi i Qytetit, Gjilan, 03.04.2022-15:20. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën si më lartë, me ç ‘rast njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Shqipërisë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit te tretmanit mjekësor ne Emergjencë është liruar. Me vendim te prokurorit pas intervistimit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa, tre te tjerët janë liruar ne procedurë te rregullt.

