Policia jep detaje për konfliktin në KQZ ku u përfshi Sami Kurteshi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me sulmin fizik që u raportua se ka ndodhur dje në KQZ, e ku ishte i përfshirë anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi.

Sipas Policisë, viktima ka deklaruar se në korridor të objektit është shtyrë dhe larguar nga korridori për shkak se nuk e kishte maskën.

Kurteshi e ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo, nuk është e vërtetë. Është gënjeshtër”, ka thënë ai.

“Rr. Migjeni, Prishtinë 25.08.2021 – 12:20. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se, në korridor të objektit është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari mashkull kosovar për shkak se viktima nuk e kishte maskën. Lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitar rasti. Është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.