Policia jep detaje për ngjarjen tragjike, ku 30 vjeçari vdiq si pasojë e rënies së lisit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh për ngjarjen tragjike, ku një 30-vjeçar vdiq pas rënies së lisit në Prishtinë.
Raporti i policisë:
HETIM MBI VDEKJEN
Prishtinë 06.06.2022 – 15:10. Si pasojë e erës së fortë është rrëzuar një pemë dhe e cila ka rënë mbi dy persona kalimtar të rastit. Si pasojë e plagëve të marra viktima mashkull kosovar ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK me lëndime të rënda trupore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

