Policia jep detaje për numrin e pjesëmarrësve në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth protestës që është mbajtur të mërkurën në Prishtinë, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Sipas policisë, në protestën e së mërkurës kanë marrë pjesë rreth 200 protestues.

“Sheshi Skënderbeu, Prishtinë 26.01.2022 – 12:00. Është mbajtur një protestë nga shoqëria civile lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në protestë kanë marrë pjesë rreth dyqind protestues, pakënaqësitë e tyre i kanë shfaqur përmes mbishkrimeve të ndryshme”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Tutje policia ka bërë me dije se protesta ka përfunduar pa asnjë incident.