Policia jep detaje për parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje për incidentet e shkaktuara dje gjatë procesit zgjedhor. Incidentet janë raportuar në komuna të ndryshme të vendit.
“Podujevë, 17.10.2021-14:56. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes telefonit ka pranuar dy thirrje nga person-a të panjohur të cilët dyshohet se kanë kryer veprën më lartë. Rasti është duke u hetuar”.
“Viti, 17.10.2021-15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka shkuar në qendrën e votimit për të kryer obligimin ka raportuar lidhur me rastin në fjalë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.
“PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT / Suharekë, 17.10.2021 – 09:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në një qendër të votimit kishte kryer veprën e cekur më lartë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
“CËNIM I FSHEHTËSISË SË VOTIMIT / Prizren, 17.10.2021 – 14:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, gjatë votimit ka fotografuar fletëvotimin. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.
“Mamush, 17.10.2021 – 17:15. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, gjatë votimit ka fotografuar fletëvotimin. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.
“PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT & KANOSJE / Pejë, 17.10.2021-14:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuara femër kosovare ka kryer veprën më lartë dhe më pastaj në dalje e ka kanosur verbalisht viktimën. Është njoftuar prokurori ndërsa rasti në procedure”.
“PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT / Malishevë, 17.10.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë procesit të votimit ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
“CENIM I FSHEHTËSISË SË VOTIMIT / Skenderaj 17.10.2021-12:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT / Skenderaj, 17.10.2021-17:30. Është raportuar se në qendrën e vend –votimit i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka kryer veprën e shënuar më lartë . Rasti është duke u hetuar”.

