Policia jep detaje për raportimin e vjedhjes së 30 mijë eurove në Gjilan
Policia e Kosovës e ka konfirmuar shkrimet për vjedhjen e 30 mijë eurove në një banesë në Gjilan, por pa e përmendur shumën.
Njoftimi i plotë i policisë:
Gjilan 28.12.2022 – NN. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga banesa e tij i janë vjedhur para të gatshme. Sipas viktimës banesa ka qenë e mbyllur dhe dyshohet se i dyshuari ka hyrë me qelës pasi qe dera nuk është dëmtuar dhe prapë është gjetur e mbyllur. Rasti është duke u hetuar.

