Policia jep detaje për rastin e vdekjes së një burri në Pejë

Policia ka dhënë detaje për rastin e vdekjes së një burri në Pejë, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike derisa ishte duke punuar me kamion.

Pejë 23.04.2022–10:15. Raportohet se viktima mashkull kosovar, përderisa ishte duke punuar me një kamion, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike me ç’rast ka pësuar lëndime, viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës ku ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.