Policia jep detaje për sulmin e mbrëmshëm në autobusin e nxënësve në Gllogjan
Mbrëmë u raportua për katër viktima nga sulmi në autobusin e nxënësve në Gllogjan. Policia, në raportin 24-orësh informon për tre të vrarë.
Njëri nga të plagosurit, sipas policisë është duke marrë trajtim në spital.
I dyshuari ende i panjohur, i cili shtiu me armë në autobusin e nxënësve, ndodhet në arrati.
Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58. Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër), ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore, thuhet në njoftim.


 
 
						 
						