Policia jep detaje për sulmin ndaj imamit të Podujeves, 3 të arrestuar
Policia e Kosovës ka dalë me raport për sulmin ndaj imamit të fshatit Lupç të Podujevës, i cili u rrah rëndë mbrëmjen e të enjtes. Rasti është cilësuar “vrasje në tentativë”.
“Podujevë 21.07.2022.22:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

