Policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit nga Gjilani, Agim Gagica
Policia e Kosovës e ka cilësuar ‘vdekje të dyshimtë’ rastin e Agim Gagicës, 58-vjeçarit nga Gjilani, i cili është gjetur i vdekur dje.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHIMTË
Rr. Pajazit Ahmeti, Gjilan 08.11.2022 – 06:24. Është raportuar se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu në afërsi është gjetur dhe konfiskuar në pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

