Policia jep detaje për vrasjen e mbrëmshme në Gjilan
Policia në Gjilan ka dhënë detaje për vrasjen e mbrëmshme në Gjilan, ku mbeti i vrarë një person, ndërsa një tjetër mori plagë të rënda.
Në incident ishin të përfshirë 6 persona.
Gjilan, 08.11.2021-20:40. Pas një mosmarrëveshje, gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë, janë përleshur në mes veti duke shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri tjetrit. Si pasoj e plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë, kurse një tjetër mashkull kosovar është plagosur. I plagosuri është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi kurse tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje.