Policia jep detaje për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Policia ka dhënë detaje për vrasjen e rëndë në Ferizaj, ku një person mbeti i vrarë, ndërsa i dyshuari u plagos nga një zyrtar policor, i cili ka intervenuar në këtë rast.

Njoftimi i policisë:

Ferizaj 28.05.2022 – 00:53. I dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i vdekur. Një zyrtar policor në detyrë në rroba civile ka intervenuar dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit, ku i njëjti është plagosur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim në mbajtje.