Policia jep detaje për vrasjen në Fushë Kosovë
Policia ka dhënë detaje për vrasjen në Fushë Kosovë, ku një person është therrur me thikë.
Rasti është cilësuar vrasje e rëndë, ndërkohë që dy persona janë arrestuar.
Fushë Kosovë 12.02.2023 – 21:53. I dyshuari mashkull kosovar për motive të panjohura ka goditur me një mjet të rrezikshëm (thikë) viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar me autoambulancë në QKUK, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Pas hetimeve intensive është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim (foto ilustrim).

