Policia jep detaje për vrasjen në Kaçanik
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e vrasjes në Kaçanik, ku një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij.
‘Gjatë ekzaminimit është konstatuar se vetura në të cilën është gjetur viktima në anën e majtë ishte goditur me breshëri predhash nga arma e zjarrit e po ashtu edhe viktima i cili ka qenë në ulësen e vozitësit ishte i goditur nga predhat e armës’.
Njoftimi i plotë:
Kaçanik 24.01.2023 – 00:50. Është raportuar se në një veturë me targa vendore është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit është konstatuar se vetura në të cilën është gjetur viktima në anën e majtë ishte goditur me breshëri predhash nga arma e zjarrit e po ashtu edhe viktima i cili ka qenë në ulësen e vozitësit ishte i goditur nga predhat e armës. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. (foto ilustrim).