Policia jep detaje për vrasjen në lokalin e shoqatës së të verbërve
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen në Mitrovicë, e cila ka ndodhur në lokalet e shoqatës së të verbërve.
Dyshohet se viktima është goditur me një mjet të fortë.
Rr. Avni Shabani, Mitrovicë 10.01.2023 – 14:35. Raportohet se në brendi të lokalit të shoqatës të verbërve dhe shurdhmemecëve është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet që viktima është goditur me një mjetë të fortë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policëve.

