Policia jep detaje për vrasjen në Pejë
Një person është vrarë në Pejë. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rr. Xhin Gazuli, Pejë 18.05.2021-15:39. Është raportuar se në rrethana të panjohura, një i dyshuar mashkull ka qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës ndërsa afër tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

