Policia jep detaje për vrasjen në Podujevë
Një burrë është gjetur mbrëmë pa shenja jete afër shtëpisë së tij në Podujevë.
Rasti është cilësuar ‘vrasje”, ndërkohë qē ende nuk ka të arrestuar.
Fsh. Dumnicë e Epërme, Podujevë 26.03.2023 – 18:08. Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.

