Policia jep detaje shtesë për aksidentin e mbrëmshëm në Kishnicë, ku humbi jetën një person
Në aksidentin e mbrëmshëm në Kishnicë, ku ishin përfshirë dy vetura, si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë një person.
Rr. Nacionale (Gjilan-Prishtinë) Fsh. Kishnicë, Graqanicë 14.04.2021-19:00. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura, dhe lëndime kanë pësuar shtatë (7) persona. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, viktima femër kosovare-pasagjere në veturën e të dyshuarit, në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, dhe katër (4) pasagjerë (dy femra dhe dy meshkuj kosovarë) në dy në veturat e aksidentuara. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

