Policia jep detaje tjera për rastin e falsifikimit të parave

Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera në lidhje me aksionin e djeshëm, ku janë arrestuar dy të dyshuar për falsifikim parash.

Fsh. Sllatinë, Fushë Kosovë 16.06.2021 – 12:00. Janë arrestuar në flagrancë dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të dyshuarit paraprakisht kishin arritur marrëveshje që të takoheshin me qëllim të shkëmbimit të kartëmonedhave të falsifikuara me kartëmonedha origjinale.

Të dyshuarit kishin arritur pëlqimin që të shkëmbejnë vlerën prej njëqind e njëzet mijë (120,000.00) € kartëmonedha të falsifikuara dhe në kundër-vlerë të merrnin shumën prej tridhjetë e një mijë (31,000.00) € origjinale.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar: 120,000.00 € para që dyshohet të jenë të falsifikuara (240×500) € kartëmonedha, një veturë e tipit golf IV  dhe tre telefona.

Janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.