Policia ka gjetur dhe sekuestruar armë në këtë lagje të Gjilanit

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë dje në një shtëpi në lagjen Arberia në Gjilan.

Njoftimi i policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Lagjja Arbria, Gjilan 30.05.2022 – 21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një revole, një karikator, katër fishekë dhe një thikë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.