Policia ka shqiptuar 1552 gjoba ndaj kundërvajtësve në trafik
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka vazhduar me aksionet e saj në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Ky aksion po realizohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor si dhe nga Njësitët e Stacioneve Policore në rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Gjilanit.
Patrullat e policisë, nëpër lokacione të ndryshme, identifikojnë drejtuesit të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtësve, sipas ligjit të komunikacionit rrugor në fuqi.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, policia rajonale, përfshire këtu edhe shtatë stacionet policore, nga data 01-11 Janar 2022, kanë shqiptuar këto kundërvajtje:
Lloji i kundërvajtjeve për të cilat janë shqiptuar gjoba kanë të bëjnë me: mosrespektimi i shpejtësisë së kufizuar, tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, kalimi i afatit të regjistrimit mospërdorim i rripit të sigurisë, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes mungesë e posedimit të pajisjeve dimërore si dhe kundërvajtje tjera të ndryshme bazuar në ligjin e trafikut rrugor. Për këto kundërvajtje gjatë kësaj periudhe kohore në total janë shqiptuar 1552 gjoba.
Policia e Kosovës krahas kontrolleve në komunikacionin rrugor vazhdon edhe me aktivitete të përbashkëta me inspektorët kompetent për zbatimin e Ligjit nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe nga data: 01-11 Janar 2022 në Drejtorinë Rajonale, Gjilan janë shqiptuar 815 gjoba ndaj personave fizik dhe juridik të cilët nuk kanë zbatuar këto masa.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në komunikacionin rrugor dhe zmatimin e masave kundër Covid-19 edhe në ditët në vijim.
Apelojmë të të gjithë qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor dhe masat kundër Covid-19, thuhet në njoftimin e policisë.

