Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë në rrugët e Kosovës.

Një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka njoftuar se 2 mijë e 192 gjoba janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsej 62 aksidente, 18 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 44 vetëm me dëme materiale.