Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për lokalizimin e këtij personi

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Gjilanit, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: Fiton Spahiu, i lindur më: 01/07/1994, në Gjilan.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan: ‘Vjedhje e rëndë’, ‘Armëmbajtje pa leje’, ‘Posedim i substancave narkotike’ dhe për vepra të tjera penale.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar (fotoja e bashkangjitur), të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 (pa pagesë), 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan.
E-mail adresa: info@kosovopolice.com

FITON (Fadil) SPAHIU
KATEGORITË E VEPRAVE:
• Vjedhje e rëndë
• Armëmbajtje pa leje
• Posedim i substancave narkotike.

PËRSHKRIMI :
ADRESA: Gjilan
MOSHA: 01/07/1994
GJATËSIA: 150.00 m
PESHA: 40 Kg.
NGJYRA E SYVE: e zezë
NGJYRA E FLOKËVE: e zezë