Policia kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve gjatë dimrit
Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar gjatë kohës me borë e ngricë, për të shmangur aksidentet e mundshme.
Në një postim në Facebook thuhet se kujdesi maksimal në trafik, veçanërisht i drejtuesve të automjeteve, është i domosdoshëm për të mos shmangur aksidentet.
“Drejtuesit e automjeteve duhet të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilentë. Posedimi i pajisjeve dhe gomave të dimrit është i detyrueshëm për të mundësuar qarkullim më të lehtë dhe më të sigurt me automjet gjatë kësaj periudhe”, thotë policia.

