Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e kësaj gruaje, kërkohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një gruaje, e cila dyshohet për vjedhje.

Sipas PK-së, publikimi i fotografisë është bërë me autorizimin nga prokuroria kompetente.

‘‘Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Graqanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e të dyshuarës që  shihet në fotografi, e cila kërkohet për përfshirje në veprën vjedhje.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të  kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në postimin e Policisë.