Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Prizren

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, i cili po dyshohet për vjedhje në Prizren.

I dyshuari është raportuar se ka vjedhur 420 euro nga kuleta e një personi më 27 dhjetor të vitit të kaluar.

Lidhur me rastin Policia ka siguruar video-incizime dhe foto të të dyshuarit  por që nuk ka mundur ta lokalizojë apo ta identifikojë.

“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse kanë çfarëdo informate , apo dinë diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”- thuhet në komunikatën e Policisë.