Policia konfirmon arrestimin e dy personave për dhunimin e të mitures nga Gjilani
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar dy persona të moshës madhore, të cilët akuzohen se kanë dhunuar të mituren nga Gjilani.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM
Gjilan mars-prill 2022 – NN. Është intervistuar viktima femër kosovare e mitur e cila ka deklaruar se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj të moshës madhore. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

