Policia konfirmon vdekjen e një personi nga aksidenti në Malishevë, 5 të lënduar

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një një personi nga aksidenti në Arllat të Malishevës, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Sipas Policisë, 5 persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident, ku u përfshinë katër vetura.

“Rr. Rajonale Arllat Malishevë, 04.01.2021-20:30. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime trupore ku kanë qenë të përfshira katër vetura në lëvizje. Si pasojë e aksidentit për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar si dhe kanë pësuar lëndime pesë persona meshkuj kosovarë. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë./Mediafokus.info/