Policia konfirmon vrasjen në Gjilan, dy persona kanë shtënë mbi 50-vjeçarin
Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një person është vrarë sonte në Gjilan, në një lokal te parku i qytetit, raporton Mediafokus.info.
Lajmin për Mediafokus.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, toger Ismet Hashani.
Sipas Hashanit, i vrari është një burrë i moshës 50-vjeçare nga Bujanoci dhe dyshohet se në të kanë shtënë me armë dy persona.
“Ju njoftojmë se rreth ores 19:45 te dates sotme ka pasur te shtena me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull I moshes 50 vjeqare dyshohet se eshte nga Bujanovci ka qene duke pire kafe ne kafiteri dhe aty kane ardhur dy persona kane shtene me armë zjarri dhe kanë ikur n këmbë drejtim te stacionit të autobusave. Të gjitha njesit janë angazhuar dhe nga vendi I ngjarjes rreshteri 7-A njofton se viktima e cekur eshte pa shenja jete. Per informata tjera ju njoftojmë me raport te shpejtë”, ka thënë Hashani për Mediafokus.info.
https://mediafokus.infogjuajtje-me-arme-zjarri-ne-gjilan-dyshohet-per-nje-te-vrare-video/

