Policia konfiskon drogë në këtë fshat të Gjilanit
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marihuanës, raporton Mediafokus.info.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Velekincë të Gjilanit.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Mediafokus.info/

