Policia konfiskon narkotikë në Gjilan, arrestohet një person

Gjilan, 07.04.2022-17:04. Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit mashkull kosovar si prova materiale janë sekuestruar: një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 115.3 gram, 75 copë qese plasmani për paketim dhe një peshore digjitale.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia.