Policia konfiskon një armë pa leje në Gjilan
Policia në Gjilan ka ndaluar një veturë me targa 04, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Derisa policia ishte duke u marr me vozitësin, bashkudhëtari i tij u shmang duke hyrë në një lokal të afërt dhe në tualet ka tentuar ta fsheh një pistolete Roger me 8 copë fishekë te Cal.5.27×28, pronë e vozitësit B. I.
Ai është hetuar nga policia, e cila ka konfiskuar armën dhe municionin.
Gjatë kontrollit në veturë është gjetur edhe një Sprej “CO2” si dhe një pistoletë – shkrepës e plastikës (emitim i armës së vërtetë), të cilat janë konfiskuar nga policia.
Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti iniciohet si ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre” dhe rasti dërgohet në prokurori, thuhet në njoftimin e policisë.

