Policia kufitare arreston një të dyshuar për armë

Më datë 14.11.2021 në orën 19:30, Policia e Kosovës (PK), në këtë rast Stacioni për Mbikëqyrje të Kufirit në Vitomiricë/Radavc, gjatë punës policore operative, në  fshatin Shtupeq i Madh ka pranuar informacione për lëvizjen e një veture të dyshuar.

Njësitë policore kufitare menjëherë kanë ndërmarrë veprime operative për verifikim si dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar me targa vendore, në të cilin gjendeshin, drejtuesi i automjeti, i dyshuari P.H. (1983), mashkull kosovar si dhe një dëshmitar.

Gjatë kontrollimit të hollësishëm të automjetit nga zyrtarët policorë janë gjetur dhe sekuestruar:
1  armë e llojit ‘Benelli’ – prodhim italian
1 armë e llojit ‘Hastan’ – prodhim turk
1 pako me 20 fishekë të kalibrit 308 WIN
1 pako me 23 fishekë të llojit sterling, kalibrit 12 mm
1 pako me 5 fishekë 12 mm
1 pako me 9 fishekë 12 mm
2 këllëfë të armëve të gjata

Pas kompletimit të rastit, me urdhër të prokurorit, armët dhe municionin sekuestrohen, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.