Policia Kufitare e Kosovës parandalon kontrabandimin e një sasie të barnave në Zhegër të Gjilanit
Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje-Kaçanik, Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Zhegër, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, me datë 02.11.2021, rreth orës 21:10, në rrugët e fshatit Zhegër, fshat i cili shtrihet afër vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut, kanë identifikuar një automjet (kombi), si të dyshuar që mund të kontrabandonte mall.
Pas ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore, automjeti kombi i braktisur në një rrugë është lokalizuar nga Policia si dhe pronari i automjetit është identifikuar dhe ndodhet në kërkim.
Gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar janë gjetur një sasi e konsiderueshme e llojeve të ndryshme të barnave të cilat janë konfiskuar si prova/dëshmi relevante:
Kamagra 19X50x7
Daleron 25x8x500
Kalcium 6x40x50+40x40x50
Testosterone118x5x10
Clenbutero l94x5x100
Lunata 5x12x10
Sintrom 1000 x20
Lexilium 22x10x30
Sulfaspalim 98×50
Vitamin A+D3 120×50
Cutirox 470×50
Ketanol 200×10
Salbutamol 198x10x60
Volsulfleks 59×30+28×60
Karopelidol 150×25
Klindamicin 141×16
Alvotadin 20 – Sirup
Deprozel 40×20
Stugeran 300×50
Andol 49×20
Oikomid 305×60
Hepathrumbin–H 50×10+50Mast
Torecan 110×50
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të mëtejme ligjore, thuhet në njoftimin e policisë.

