Policia kufitare zbulon dy raste të falsifikimit të dokumentit

Polica e Kosovës, sot gjatë kontrollit të dokumentacionit të personave që kalojnë kufirin, në pikë kalimin në Merdare, ka hasur në dy raste që dyshohet se dokumentet janë të falsifikuara.

Dokumentet janë kontrolluar me pajisjet më moderne të kontrollit të dokumenteve (VSCQ-1 dhe VSC-6000).

G.T., viti i lindjes 2000, mashkull kosovar, dyshohet se ka falsifikuar lejen e qëndrimit të lëshuar nga një shtet i BE-së.

I dyshuari P.B., viti i lindjes 1988, mashkull kosovar, dyshohet se ka falsifikuar lejen e qëndrimit të lëshuar nga një shtet i BE-së.

Për të dyja rastet është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij, iniciohet procedura për ‘falsifikim dokumenti’, thuhet në njoftimin e policisë.