Policia largon të gjithë njerëzit nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, dyshohet për mjet eksplodues
Njësite të shumta policore janë nisur në drejtim të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se e gjithë kjo është për shkak të një mjeti eksplodues që dyshohet të jetë në këtë vend.
Njësitë Reaguese të Policisë së Kosovës kanë largua thuajse të gjithë njerëzit nga ky vend, derisa po merren me rastin.

