Policia mban ligjëratë vetëdijësuese kundër dukurive negative në shkolla

Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan, në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në shkolla’’ ka mbajtur një ligjëratë vetëdijësuese kundër dukurive negative në shkollën ‘’Selami Hallaqi’’.

Tema të ligjëratës kanë qenë ‘’Dukuritë negative në shoqëri’’, ‘’Delikuenca e të miturve’’ dhe ‘’Dhuna ndaj bashkëmoshatarëve’’.

Ligjërata është realizuar me rreth 80 nxënës të klasave VII, VIII dhe IX të cilët përpos marrjes së njohurive rreth këtyre dukurive, kanë qenë të inkuadruar në bashkëbisedim për mundësinë e përbashkët të ndikimit në parandalim të këtyre dukurive.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan do të vazhdojë edhe më tej me ligjërata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore, thuhet në njoftim.