Policia mban takim me përgjegjësit për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve
Sot në Gjilan, Major Avni Uruqi, Shefi i Operimeve Rajonale dhe Kapiten Sanije Kqiku, Shefe e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, së bashku me staf kanë mbajtë një takim pune me përfaqësuesit e dy kompanive që bëjnë pastrimin e rrugëve nacionale dhe rajonale si dhe me Menaxherin e Ministrisë së Infrastrukturës, Ibush Zeqiri që është përgjegjës për këto rrugë.
Në takim është kërkuar nga përfaqësuesit e “ELBAU” dhe “Jaha& Tajfor” dy kompanive përgjegjëse për pastrimin e rrugëve, që të jenë të gatshme në sezon dimëror, në mënyrë që të mos ketë pengesa në qarkullim të mjeteve në infrastrukturën rrugore të nivelit nacional dhe rajonal.
Gjithashtu është kërkuar prioritetet dhe planifikime në të ardhmen për vendet- akset rrugore ku ka pasë probleme të qarkullimit, sidomos në segmentet malore dhe me terrene më të vështira.
Përfaqësuesit e kompanive përgjegjëse kanë thënë se janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar dhe intervenuar me kohë në pastrimin e rrugëve.
Takimi u vlerësua i dobishëm dhe konstruktiv dhe jemi dakordu që së bashku t’i paraprijmë preventivës në sigurinë rrugore.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetët e përkushtuar në mbrojtjen e rendit publik dhe ligjit duke ngritur bashkëpunimin me prioritet, thuhet në njoftimin e policisë.

