Policia ndalon shoferin e dehur në autostradë, gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për një vit

Policia ka ndaluar një shofer në autostradën “Ibrahim Rugova”, i cili po drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit.

Policia njofton se pas matjes me alkooltest, shoferi ka rezultuar me sasinë prej 2.14 promila të alkoolit në gjak.

Ai është gjobitur me 500 euro, 3 pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik për 12 muaj.