Policia ndërpret protestën e PSD-së në ZRRE, arreston Molliqajn, Krasniqin, Nushin dhe aktivistë të tjerë
Policia e Kosovës ka ndërhyrë në protestën e PSD-së brenda ambienteve të ZRRE-së dhe ka arrestuar Dardan Molliqajn, Frashër Krasniqin, Nol Nushin dhe të tjerë.
PSD kishte filluar një protestë pak orë më parë me kërkesë për publikimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës.
Molliqaj i tha kryesuesit të bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahut se s’mund t’i lënë të punojnë, pasi sipas tij, ata po mashtrojnë publikun.
Sipas Molliqajt, rryma është shtrenjtuar edhe për ata që shpenzojnë deri në 800 kWh në muaj.

