Policia në Gjilan arreston një person të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Kamenicë me datën 11.02.2024 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin S.D.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj për veprën penale “Bashkëjetesë me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftim.