Policia në Gjilan e shpall “person në kërkim” të dyshuarin për vr*asjen e dyfishtë, Mefail Shkodra

Policia në Gjilan e ka shpallur “person në kërkim” të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë, Mefail Shkodra.

Ai po kërkohet për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Emri mbiemri: Mefail Shkodra

Datëlindja:  E panjohur

Adresa e banimit: Gjilan

Komuna: Gjilan

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat.