Policia në Gjilan kërkon ndihmën e qyetarëve në identifikimin e vendndodhjes së këtij personi
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policorë në Gjilan, me autorizim nga Prokuroria Themelore në Gjilan, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të veprave penale (tentim vrasje ndaj policëve në detyrë), që janë raportuar kohëve të fundit në Policinë Rajonale në Gjilan.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjen e tij, mund të lajmëroni në stacionin më të afërt të Policisë së Kosovës apo përmes numrit 192”, thuhet në kërkesën e policisë.

BURIM (RUZHDI) AGAJ
PËRSHKRIMI:
ADRESA: RR. MARIE SHLLAKU – GJILAN
MOSHA: 41 VJEÇ
NGJYRA E FLOKËVE: TË ZEZA
NOFKA: GISHTI

