Policia në Gjilan konfirmon arrestimin e pronarit të “Albshkolla”
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njësiti i hetimeve rajonale në Gjilan me datën 28.03.2024 në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit ka arrestuar të dyshuarin D.A. (viti i lindjes 1978, mashkull Kosovar Shqiptar).
Arrestimi i tij është bërë nën dyshimin se i njëjti duke mashtruar nuk kishte përmbushur detyrimet e tij ndaj disa personave që i kishte punësuar sipas marrëveshjes.
Gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën disa dokumente, disa stoli-bizhuteri të dyshuara, disa pajisje elektronike, një veturë, dy pasaporta dhe një telefon celular.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar.
Rasti nga Prokurori i Shtetit është cilësuar ‘’Mashtrim’’, thuhet në njoftim.

