Policia në Gjilan konfiskon 14 patentë shoferë brenda një jave
Policia në Gjilan brenda një jave ka konfiskuar 14 patentë shoferë. 10 patentë shoferë janë konfiskuar për tejkalim në vijë të plotë, 3 për tejkalim të shpejtësisë së lëvizjes dhe 1 për shkaktim të dy aksidenteve në rrugën Crep-Kamenicë.
Ndryshe, gjatë periudhës kohore 11-17.02.2022 në shtatë komuna të regjionit janë shqiptuar 446 gjoba.
Gjatë kësaj periudhe kohore në zonën e përgjegjësisë DRP Gjilan kanë ndodhur 15 aksidente: 6 në rrugë nacionale, 1 në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Viti, 6 në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Gjilan dhe 2 aksidente në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Kamenicë.
Gjatë javë janë konfiskuar 14 patentëshoferë: 10 për tejkalim në vijë të plotë, 3 për tejkalim të shpejtësisë së lëvizjes dhe 1 për shkaktim të dy aksidenteve në rrugën Crep- Kamenicë.
NJRKRr gjatë javës ka implementuar Planin Operativ “Sezoni dimërorë” dhe ka shqiptuar 04 gjoba për vozitësit të cilët janë hasur në rrugë duke qarkulluar pa pajisje dimërore .
NJRKRr duke u bazuar në planifikimin e punës po ashtu ka implementuar Planin Operativ “telefonat celular”.
Gjatë javës janë shqiptuar 62 gjoba ndaj vozitësve që janë hasur në rrugë duke përdor telefonin gjatë vozitjes së automjeteve të tyre, thuhet në njoftimin e policisë.

