Policia në Gjilan konfiskon 30 patentë-shoferë brenda një jave
Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore rajonale, gjatë periudhës kohore 31.05.2024 – 06.06.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë shqiptuar 1.313 gjoba për kundërvajtësit.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 30 ngasës.
Janë përjashtuar nga komunikacioni 11 motoçikleta.
Gjithashtu njësiti rajonal i trafikut rrugor në kuadër të implementimit të planit operativ “Brezi i sigurisë” ka shqiptuar 79 gjoba ndaj ngasësve dhe pasagjerëve të cilët janë hasur në komunikacion pa e vendosur brezin e sigurisë në mjet, thuhet në njoftim.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik.

