Policia në Gjilan konfiskon 45 patentë shoferë brenda javës

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 05.12.2025 – 11.12.2025, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik ka shqiptuar 1.418 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar 20 gjoba për përdorim të telefonit, 28 gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta) si dhe 45 masa të ndalim drejtimit të mjeteve motorike.

Policia apelon te ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.

Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës – thuhet në njoftim.