Policia në Gjilan konfiskon 62 patentë-shoferë, shqipton mbi 1.500 gjoba brenda një jave

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 09.01.2026 – 15.01.2026, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik ka shqiptuar 1.526 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 21 aksidenteve të trafikut me dëme materiale si dhe 11 aksidenteve me të lënduar.

Njëherësh, policia ka shqiptuar 12 gjoba për përdorim të telefonit, 22 gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta), derisa ka konfiskuar 62 patentë-shoferë, që nënkupton ndalim drejtimi të mjeteve motorike për 62 ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Policia apelon te ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore, thuhet në njoftim.