Policia në Gjilan ndërpret një kontrabandë me gazin serb në kufi

Policia në Gjilan ka ndaluar një automjet, ku gjatë kontrollit janë zbuluar 15 pako me nga 20 shishe gaz serb prej 0.9 litrash.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor.

”Njësia policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit-Gjilan, kanë ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit, të ngarkuar në të, kanë hasur në: 15 pako me nga 20 shishe 0.9 L. gaz prodhim serb. Me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dorëzohen në terminalin doganor”.